Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Haki Abazi i është bashkuar AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Haradinaj në këtë konferencë ka thënë se kjo ditë është e veçantë për AAK-në dhe për Kosovën.
”Kolegu që është me ne sot, Haki Abazi, në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vetë të çmuar. Edhe unë jam dëshmitarë i këtij angazhimi të Hakiut, të cilin e njoh që nga paslufta, për kontributin e tij në mbështetje të shoqërisë civile, të demokratizimit të vendit e proceseve demokratike në vend. Edhe në kohën e herëshme si përfaqësues i ‘Rockfeller”, ka ndihmuar Kosovën por jo vetëm Kosovën që t’i rikthehet jetës rajoni ynë i trazuar Ballkani, por edhe ashtu si zëvendëskryeministër ishte aktiv në çështje me interes për vendin duke mos e marrë politikën si vlerë personale por si shërbim ndaj proceseve, ndaj bindejeve që ka pasë dhe ka për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka thënë se Abazi nuk ka pasë vetëm etiketë partiake por çdo herë ka qenë i hapur me ne për bashkëpunim në parlament kështu edhe duke i uruar mirëseardhje në parti.
”Sot ne i urojmë mirëseardhje Hakiut në AAK në listën për deputet të Parlamentin e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit poashtu i urojmë mirësearshje në angazhimet tona të përbashkëta për ta fujqizuar Kosobvën për ta kthyer shpresën e njerëzve tonë”, tha Haradinaj.