13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deputeti gjerman: Të evitohen tensionet për shkak të dinarit

- Advertisement -

Shtetet e QUINT-it po i bëjnë thirrje qeverisë ta shtyjë vendimin për një periudhë tranzicioni, për të informuar më mirë qytetarët.

I të njëjtit mendim është edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, i cili gjithashtu thotë se Kosova ka të drejtë të vendos për valutën tyre.

“Kosova, Qeveria e Kosovës, dhe BQK-ja kanë çdo të drejtë të vendosin për valutën e tyre dhe si të jenë gjërat brenda Kosovës. Por Gjermania, dhe partia ime që është pjesë e koalicionit qeveritar në Berlin, do të kishim çmuar sikur të kishte pasur më shumë kohë ndërmjet njoftimit dhe hyrjes në fuqi. E dimë që në pjesën veriore të Kosovës ka shumë pagesa që bëhen nga qeveria serbe, sistemin e tyre shëndetësor dhe shkollor, dhe njerëzit që punojnë në këto sisteme, dhe ata duhet të kenë kohë për këtë. Pra të folurit me njerëz për t’i shpjeguar pse është bërë kjo gjë e ajo gjë, do të mund të ndihmonte në shmangien e një situate si kjo që e kemi”, thotë ai.

Deputeti nga radhët e FDP-së, thotë se Kosova është nën presion të madh nga komuniteti ndërkombëtar, por që sipas tij, këta të fundit ia duan vetëm të mirën Kosovës. Ai shpreson që pas këtij vendimi të mos krijohen tensione në pjesën veriore të Kosovës.

“Kosova është nën presion të madh, jo vetëm nga fqinjët, por po vëzhgohet edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja. Prandaj është e nevojshme të rikujtojmë kontekstin në të cilin ne jemi aty, që edhe SHBA-të edhe BE-ja, e sidomos Gjermania, janë në anën e Kosovës, për të ndihmuar, për të udhëzuar dhe respektuar interesat kosovare, për këtë duhet të flasim me njëri-tjetrin, për njoftimin e masave, për ato që pritet të ndodhin, dhe kjo ndihmon në mirëkuptimin e njëri-tjetrit, dhe në krijimin e një atmosfere mirëbesimi në veprimet e njëri-tjetrit. Shpresoj të mos ketë më tensione, shpresoj të mund të gjejmë një mënyrë bashkëjetese, për të filluar nga të dyja palët, dhe të bëhet gjithçka që BE-ja të implementojë procesin e afrimit me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thotë ai.

Hacker, ka disa fjalë edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai thotë se i pari i Serbisë duhet të përmbahet nga gjuha nxitëse dhe se duhet të japë përgjegjësi për sulmin në Banjska, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Aleksandar Vuçiq shpesh na ka befasuar me komentet e tij, dhe nganjëherë brenda 24 orëve ai thotë diçka tjetër nga çfarë ka thënë më herët. Në njërën anë Aleksandar Vuçiq mbi reagon, në anën tjetër ka incidente në veriun e Kosovës, siç ishte ai në Banjska, e që ai nuk e ka të njëjtin vullnet për t’i qartësuar gjërat, dhe të kërkojë llogari nga njerëzit që janë përfshirë në atë ngjarje të rëndë. Ne si Gjermani duam të ndihmojmë dhe të përkrahim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ftojmë palët që të reduktojnë fjalorin nxitës”, thotë ai.

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se do të ketë afat tre muaj për edukim dhe informim të komuniteteve për dinarin serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit