Në Kosovë është duke qëndruar deputeti i Budestagut gjerman, Christoph Ploss.
Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
Berisha njoftoi se sot kanë pritur deputetin Ploss, me të cilin është diskutuar për marrëdhëniet në mes dy shteteve.
“Së bashku diskutuam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon, stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, integrimin në BE, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi”,tha Berisha.
Berisha tha se “jemi falënderues për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme të Bundestagut gjerman ndaj Republikës së Kosovës.
“Ruajtja dhe thellimi i partneritetit të shkëlqyer mes grupeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve është interes jetik dhe shtetëror”,shtoi a