7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Deputeti gjerman i reagon Hillit që e quajti partner Vuçiqin dhe vuri Kurtin në pikëpyetje “Thjeshtë çmenduri”

- Advertisement -

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, i cili tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e konsiderojnë si “partner të mirë”, derisa për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.

Përmes një postimi në Twitter, Bütikofer ka thënë se kjo është “thjeshtë çmenduri”.

“Ambasadori i ShBA’së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjeshtë çmenduri”, ka shkruar Bütikofer.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit