13.1 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Deputeti Ferat Shala akuzon qeverinë për rritjen e importit të energjisë:

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është shprehur i shqetësuar për rritjen e importit të energjisë.

Sipas Shalës është rritur kostoja edhe për qytetarët.

Ai ka krahasuar rritjen e çmimit të energjisë nga viti 2019 deri më tani, ku ka thënë se shpenzimet për import janë rritur në mbi 168 milionë euro në vitin 2024.

Më tutje, Shala ka thënë se krahas kostos është rritur edhe sasia e energjisë së importuar: nga 890 mijë MWh në mbi 1.3 milion MWh.

“Këto shifra nuk janë rastësi. Ato janë pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, sidomos të termocentraleve të KEK-ut, të cilat vazhdimisht përballen me rënie të njësive, riparime të stërzgjatura dhe efikasitet të ulët”, ka shkruar Shala në Facebook.

Shala, ka theksuar se kriza është krijuar nga keqqeverisja aktuale.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit