23.4 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Deputeti Enis Kervan, në Asamblenë e KiE-së: I kemi kryer të gjitha detyrat

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Kosovës në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës, deputeti i Kosovës nga komuniteti turk Enis Kervan në fjalën e tij ka kërkuar votat nga Asambleja e Përgjithshme që Kosova të anëtarësohet në (KiE).

Nga delegacioni i Kosovës ka folur i pari deputeti Kervan. Ai ka thënë se Kosova ka kryer të gjitha detyrat e kërkuara për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Ne kemi bërë të gjitha detyrat e kërkuara. Si vend multietnik kemi respektuar të gjitha pakicat dhe kemi punuar vazhdimisht”, ka thënë Kervani në fjalën e tij.

Duhet kujtuar se pas Kervanit do të flasë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Nga afër po përcjellë punimet e Asamblesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila është e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit