Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka qenë i ashpër me deputetët e pushtetit.
Ai ka pyetur disa deputetë të VV-së çfarë moshe kanë pasur në luftë, dhe që nuk kanë të drejtë të folin për patriotizëm.
“Bac, sa vjet i ke pas ti në luftë? Nëse ti ke qenë minor, sa vjet i ka pas baba yt? Kujna po i folni për sovranite e patriotizëm”, ka thënë Bekë Berisha.