Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se miqtë e Kosovës munden të tregojnë për shumë gjëra, por jo edhe për Serbinë.
E gjithë kjo, për shkak se, sipas Bashës, askush në botë nuk e njeh më mirë Serbinë se populli shqiptar.
“Miqtë tanë mundet me na mësu për plotë sene, mundet me na tregu për hunin e konopin, ama veç për Serbinë jo! Nuk ka kush në botë që e njeh Serbinë më mirë se populli shqiptar! PIKË!”, ka shkruar Basha në Twitter.
Deputetët dhe figurat e tjera brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur reagime të shumta në lidhje me raportet e acaruara të Kosovës me partnerët ndërkombëtar.
Të njëjtit kanë reaguar edhe ndaj kërkesave të aleatëve ndërkombëtar për shtensionimin e situatës në veri të vendit, reduktimin e njësisë speciale të Kosovës në tri komunat veriore, si dhe punën e kryetarëve në ndërtesat alternative.
Qeveria Kurti vazhdimisht është duke u kritikuar që me vendim e saja ka ndikuar në prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtar.