21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Deputeti Artan Behrami mbështet nipin e Hashim Thaçit për Asamblenë e Prishtinës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka shprehur publikisht mbështetjen për nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Albin Thaqin, i cili garon për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Behrami vlerësoi se, ndonëse familjarët e figurave të njohura politike shpesh përballen me sfidën e tejkalimit të ndikimit të të afërmve të tyre, Albin Thaqi po dëshmon kapacitet të plotë për të ndërtuar një profil të pavarur politik.

“Albin Thaqi çdo ditë po dëshmon se e ka kapacitetin, dijen dhe energjinë për të dhënë kontribut në ruajtjen e trashëgimisë politike të axhës dhe njëkohësisht për ta ndërtuar personalitetin e vet politik”, tha Behrami.

Ky është postimi i plotë deputetit Behrami:

Familjarët e personaliteteve historike shpeshherë e kanë të vështirë të dalin nga graviteti, ndikimi dhe aura e tyre!

Megjithatë, nipi i presidentit Thaçi, Albin Thaqi, çdo ditë po dëshmon se e ka kapacitetin, dijen dhe energjinë për të dhënë kontribut në ruajtjen e trashëgimisë politike të axhës dhe njëkohësisht për ta ndërtuar personalitetin e vet politik.

Albin Thaqi në këto zgjedhje lokale është kandidat për asamblist me numër 26 në Listën e PDK-së në Prishtinë.

I lindur dhe i shkolluar në Vjenë të Austrisë, i rritur në Prishtinë, ai do të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme në Asamblenë e Prishtinës.

I ftoj të gjithë miqtë dhe mbështetësit e mi në Prishtinë që ta votojnë Albin Thaqin për një kryeqytet më të zhvilluar dhe më modern.

Suksese, Dosti!

Të ngjashme

Të fundit