27.9 C
New York
Sunday, June 30, 2024

Buy now

Deputetët shprehin shqetësimet: Punëtorët e RTK-së po duhet t’i përdorin veturat private për çështje marketingu

- Advertisement -

Deputetet  nga opozita dhe pozita patën kritika ndaj Bordit të RTK sa i përket udhëtimit me vetura private, ndonëse mbi 8 mijë euro paguan mediumi publik për vetura me qira, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, tha se një punëtor i marketingut del në terren me veturë private dhe se kjo sipas tij është e papranueshme

“Për mu është shume shqetësuese një fakt shumë i thjesht por paramendo punëtorët që po dalin në terren me veturat e tyre personale. Ju nuk jeni OJQ, RTK paguan 8 mijë euro për veturat qe kanë me qira. Ju nuk e përmendet asnjeri këtë fakt. Ju duhet të siguroni kushte me realizu punën që duhet me realizu”, tha Korenica.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, pranoi se shpesh herë punëtorët i përdorin veturat private, pasi aktualisht RTK-ja i posedon vetëm 16 vetura.

“RTK operon me 16 vetura me qira që i kemi kështu që kërkesat ditore janë për të mëdha. Kemi komisionet e komunitetet që dy herë në jave kanë anë e mban Kosovës me ketë kapacitet që kemi është e pamundur marketingu. Ka një veturë shpesh here stafi përdor veturat e tyre”, tha Ahmetxhekaj.

Por për këtë reagoi sërish deputeti i pushtetit, Visar Korenica, i cili e konsideron të papranueshëm që një punëtor i marketingut të udhëtojë në Shqipëri me veturë private për çështje marketingu.

“Unë nuk pranoj qe te funksion departamenti i marketingut në baza vullnetit të saj se kështu nuk mund të ngritët kapaciteti”, tha ai.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit