28.5 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Deputetët presin interpretimin e ri të Gjykatës Kushtetuese (Video)

- Advertisement -

Edhe një javë, Kuvendi ka të vendosur masën e përkohshme.

E ditëve në vazhdim pritet që Gjykata Kushtetuese të ketë një interpretim të ri për bllokadën brenda këtij institucioni.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki pret që vendimi i ri të mos ketë hapësirë për interpretime nga deputetët.

Sipas Krakit, varësisht prej vendimit të ri do të shihet edhe mundësia e marrëveshjes me Nismën Socialdemokrate.

Vendimin e ri po e presin edhe nga Nisma.

Edhe deputetja Arbëreshë Krasniqi thotë se qëndrimet e Nismës janë të njëjta siç i kanë deklaruar.

Masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese është vendosur nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Të ngjashme

Të fundit