11.8 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Deputetët mblidhen në tentativën e 21-të për konstituimin e Kuvendit

- Advertisement -

 

Një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të bëhet nesër. Kjo do të jetë seanca e 21-të çdo 48 orë që nga 15 prilli. Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

VV  në të gjitha seancat e fundit ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në votim të fshehtë, për çka nuk ka marrë përkrahje.

 

 

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po vazhdon, partitë politike vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadën e krijuar.

Nga PDK, LDK dhe AAK thonë se Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk i ka votat dhe e akuzojnë se e ka futur shtetin në izolim.

Të ngjashme

Të fundit