5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Deputetet e PDK-së largojnë pengesat ndaj gazetarëve në Kuvend

- Advertisement -

Dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi larguan sot pengesat që iu janë vendosur gazetarëve në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Sikurse dje, edhe në seancën e sotme, në pjesën e mediave në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ishte vendosur një shirit, duke i zhvendosur më prapa gazetarët dhe kameramanët, të cilët përcjellin punën e legjislativit.

Kjo edhe pamundësonte pamjen e plotë të sallës plenare të Kuvendit.

Nga ky institucion thanë se shiriti është vendosur për shkaqe sigurie.

"Kjo është diktaturë" /Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu heqin shiritat ku ndaloheshin gazetarë ⬇️

Posted by Scanner Plus on Friday, July 28, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit