Deputetët e Partisë së Sali Berishës ndodhen në Prishtinë bashkë me ligjvënës tjerë për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Pak para mbledhjes, deputetët e Partisë Demokratike kanë shfytëzuar rastin të shkrepin disa imazhe para shtatoret së ish- presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Deputetët e PD-së, pak para mbledhjes janë takuar poashtu me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo është hera e parë që dy kuvendet mbajnë një seancë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës.
Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.