Lajme

Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

By GAZETA SCANNER 1

September 14, 2023

Nëntë deputetët e Listës Serbë si dhe një i partisë GI-SPO janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës pas pesë muajsh mungesë.

Kjo praktikë e tyre bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Ata kanë qendërzuar vetëm për pak ne seancën e parë plenare të Kuvendit për sesionin e ri vjeshtor e më pas janë larguar nga salla.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.