Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë vizituar minatorët e Trepcës, dhe kanë kërkuar që qeveria të reagojë urgjentisht.
“Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës”, ka shkruar Tahiri.
“Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike – Qeveri vepro urgjent!”
Tahiri e quajti alarmante gjendjen e minatorëve, dhe tha se ata po solidarizohen me sindikatën e minatorëve.
“Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike”.
“Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës”.