-4.5 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Deputet në tre legjislatura – Hajdar Beqa pritet të mos e fitojë kësaj radhe mandatin

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës është renditur forca e dytë politike në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas rezultateve që pritet të konfirmohen, kjo parti ka marrë 22.03 % apo përkthyer në deputetë, rreth 25.

Megjithatë, në mesin e deputetëve të PDK-së nuk pritet të jetë edhe Hajdar Beqa.

Beqa ishte deputet i PDK-së tri herë, në legjislaturën e pestë, gjashtë dhe atë të fundit.

Hajdar Beqa në rezultatet e fundit të publikuara për kandidatët e PDK-së gjendet në vendin e 32.

Ai ka marrë 12 mijë e 408 vota. Diferenca me vendin e 25 është 2 mijë e 300 vota.

Megjithatë, numërimi i votave ende nuk ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të dihet përfundimisht renditja e Beqës dhe kandidatëve të tjerë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit