Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-Nisma, Smajl Latifi i ftuar në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin ka treguar se a do të jetë kryetar komunë, apo deputet.
Latifi tregon se ai ka vendosur të përfaqësojë popullin në Kuvendin e Kosovës.
“Po punojë shumë që të jem deputet i Kuvendit të Kosovës, ne po flasim për 9 shkurtin që është me të vërtetë ditë e rëndësishme që i përcakton shumë zhvillime, dhe prandaj Kuvendit të Kosovës i nevojitet përvoja e kryetarëve të komunave, por që është e vështirë të themi që Smajl Latifi të jetë kandidat edhe për zgjedhje lokale”, tha ai për Kanal10.