Driton Hyseni, deputet i VV-së, ka postuar një fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në fotografi, pos Kurtit, është edhe Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së. Përveç fotografisë, interesant është edhe vendi nga ku është postuar fotografi dhe natyrisht mbishkrimi.
Hyseni, që është deputet i VV-së, ka shkruar se ditët më të mira janë para nesh.
“Nga shënimi i 9-të vjetorit të Këshillit Evropian të Investitorëve. Ditë të mira para nesh, të fala nga Albini dhe nga ne!” – shkroi ai.