16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Deportohet profesoresha e universitetit prestigjioz amerikan, mori pjesë në varrimin e liderit të Hezbollahut

- Advertisement -

Dr. Rasha Alawieh, një profesoreshë në Universitetin Brown në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe specialiste në transplantin e veshkave, është deportuar në Liban.

Ajo u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Bostonit dhe u mbajt për 36 orë pa mundësi kontakti me avokatët apo të afërmit.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alawieh pranoi se kishte marrë pjesë në funeralin e Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut, gjatë një vizite në Liban.

Gjykata Federale kishte urdhëruar që ajo të mos largohej nga shteti pa njoftim paraprak, por ajo u deportua gjithsesi.

Autoritetet amerikane pretendojnë se pjesëmarrja në aktivitete që glorifikojnë terroristët është arsye për refuzimin e vizës.

Rasti ka shkaktuar debat të madh dhe seanca gjyqësore është shtyrë për javën e ardhshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit