8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deponohen rreth 3 mijë euro të falsifikuara në një bankë, në Gjakovë

- Advertisement -

Një zyrtar i një banke në Gjakovë ka raportuar se brenda dy muajve janë deponuar 2 mijë 917 euro, ku 2 mijë e 842 euro kanë qenë monedha metalike prej dy eurove.

Policia në raportin 24- orësh ka bërë të ditur se monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë,  ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara,  një mijë e katërqind e njëzet e një (1421) monedha metalike  në vlerë prej dy (2) euro  (1421 x2=2842 euro), një kartëmonedhë në vlere prej pesëdhjetë (50) euro, një kartëmonedhë në vlerë prej njëzet (20)  euro si dhe një kartëmonedhë në vlerë prej pesë (5)  euro si të dyshuara të falsifikuara. Vlera totale është 2917 euro. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit