Home Lajme “Departamenti i Shtetit tregoi për korrupsionin në Kosovë, rasti në KEK e konfirmoi”

“Departamenti i Shtetit tregoi për korrupsionin në Kosovë, rasti në KEK e konfirmoi”

0
“Departamenti i Shtetit tregoi për korrupsionin në Kosovë, rasti në KEK e konfirmoi”

Përparim Gruda nga PDK ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konfirmuar korrupsionin në nivele të larta të qeverisjes.

Ai shtoi në emisionin DPT te Fidani në T7 se arrestimi i kryeshefit të KEK-ut e konfirmoi këtë dhe shtoi se PDK ka kohë që bën thirrje për hetim të sektorit të energjisë.

“Për mua dhe PDK-në kjo ka qenë e pritur. Ka një kohe që korrupsioni në qeveri është një fakt. Dhe veçanërisht ne sektorin e qeverisë ka qenë i dukshëm. Njerëzit nuk kanë mundur t’i shpjegojnë racionalisht. Për këtë ka thënë edhe Departamenti i Shtetit. Ka thënë se korrupsioni ndodhet në nivele të larta qeveritare. Po konfirmohet ajo që kemi thënë vazhdimisht që këtu bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal”, tha ai.

Exit mobile version