6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Denoncoi rrejshëm se Policia po ia përgjonte banesën dhe i vendosën substancë narkotike në ujë, kërkohet paraburgim për të

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Y. Xh,

I njejti sipas Prokurorisë, dyshohet për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Më 7 prill të këtij viti, në cilësinë e ankuesit Y.Xh ka bërë lajmërim të rremë me dashje kundër zyrtarit policor Sh.S.

Ai e denoncoi zyrtarin policor me pretekstin se ai i kishte hedhur substancë narkotike në shishen e tij të ujit.

Pas veprimeve hetimore që u morën nga ana e prokurorit dhe përkatësisht ekzaminimit të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë u vërtetua e kundërta.

“I pandehuri Y. Xh., para prokurorit të shtetit, ka bërë denoncimin se kinse zyrtari policor  ka bërë intoksikimin e tij duke hedhur substancë narkotike në shishen e tij të ujit. Pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht ekzaminimit të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, është konstatuar se në trupin e ankuesit-të pandehurit, nuk ka substancë tjetër përveç medikamenteve të grupit benzodiazepine të cilat i pandehuri i ka pranuar se i ka përdorur”, thuhet në komunikatë.

Poashtu me datë 7 prill Y.Xh me dashje ka bërë lajmërim të rremë se i dëmtuari/Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, ka kryer disa vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare.

Pas hetimeve dhe bazuar në raportin përfundimtarë është konstatuar se pretendimet e ankuesit nuk mund të qendrojnë.

“Ai ka bërë denoncimin se kinse Drejtori L.G.,  në mënyrë tinëzarë kishte vendosur video-incizime në banesën e tij duke përgjuar në mënyrë ilegale, ndërsa pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht, Inspektoratit Policor të Kosovës, dhe  sipas raportit përfundimtar të hetimeve  është konstatuar se pretendimet e të pandehurit Y. Xh.,  nuk mund të qëndrojnë, nuk janë të bazuara, nuk mund të dëshmohen me ndonjë provë dhe nuk mund ti trajtojmë si të besueshme”, thuhet tutje në komunikatë.

Më pas, prokurori i rastit ndaj të pandehurit Y. Xh., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për kallëzim të rremë

Gjakovë, 17 qershor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Y. Xh.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, nga neni 382 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 07 prill 2022, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, në cilësinë e ankuesit, Y. Xh., me dashje ka bërë lajmërim të rremë, kundër të dëmtuarit, zyrtar policor, Sh. S.

I pandehuri Y. Xh., para prokurorit të shtetit, ka bërë denoncimin se kinse zyrtari policor  ka bërë intoksikimin e tij duke hedhur substancë narkotike në shishen e tij të ujit. Pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht ekzaminimit të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, është konstatuar se në trupin e ankuesit-të pandehurit, nuk ka substancë tjetër përveç medikamenteve të grupit benzodiazepine të cilat i pandehuri i ka pranuar se i ka përdorur.

Gjithashtu, me datë 07 prill 2022 në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, në cilësinë e ankuesit, me dashje ka bërë lajmërim të rremë se i dëmtuari/Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, ka kryer disa vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare, edhe pse i pandehuri e ka ditur se i denoncuari nuk i ka kryer këto vepra.

I pandehuri Y. Xh., para prokurorit të shtetit , ka bërë denoncimin se kinse Drejtori L.G.,  në mënyrë tinëzarë kishte vendosur video-incizime në banesën e tij duke përgjuar në mënyrë ilegale, ndërsa pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht, Inspektoratit Policor të Kosovës, dhe  sipas raportit përfundimtar të hetimeve  është konstatuar se pretendimet e të pandehurit Y. Xh.,  nuk mund të qëndrojnë, nuk janë të bazuara, nuk mund të dëshmohen me ndonjë provë dhe nuk mund ti trajtojmë si të besueshme.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Y. Xh., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 16 qershor 2022.

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Gjakovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit