Home Lajme Dënohet me tri vite burgim polici i Njësisë Speciale, kishte plagosur një qytetar në veri

Dënohet me tri vite burgim polici i Njësisë Speciale, kishte plagosur një qytetar në veri

0
Dënohet me tri vite burgim polici i Njësisë Speciale, kishte plagosur një qytetar në veri

Është dënuar me tri vite burg pjesëtari i Njësisë Speciale, Korab Pepaj, për veprën penale, “vrasje në tentativë”.

Pepaj kishte aktakuzë pasi që në prill të vitit 2023 e plagosi qytetarin Millosh Jovanoviq në veri.

Aktgjykimi ndaj Pepajt u lexua sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga kryetari i trupit gjykues, Metor Hajraj.

Së bashku me Pepajn, janë akuzuar edhe Faton Maloku, Samet Uka dhe Muhamet Muqiqi, për veprën penale “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”, por ndaj të cilëve është shpallur aktgjykim lirues.

Exit mobile version