0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Dënohet me tri vite burgim polici i Njësisë Speciale, kishte plagosur një qytetar në veri

- Advertisement -

Është dënuar me tri vite burg pjesëtari i Njësisë Speciale, Korab Pepaj, për veprën penale, “vrasje në tentativë”.

Pepaj kishte aktakuzë pasi që në prill të vitit 2023 e plagosi qytetarin Millosh Jovanoviq në veri.

Aktgjykimi ndaj Pepajt u lexua sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga kryetari i trupit gjykues, Metor Hajraj.

Së bashku me Pepajn, janë akuzuar edhe Faton Maloku, Samet Uka dhe Muhamet Muqiqi, për veprën penale “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”, por ndaj të cilëve është shpallur aktgjykim lirues.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit