-1.5 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Dënohet me dy vite burg Fredi Beleri, avokati i tij e akuzon Edi Ramën

- Advertisement -

Fredi Beleri, kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, është dënuar nga gjykata për blerje votash, duke u dënuar me dy vite heqje lirie.

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar edhe Pandeli Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, me tri vite shërbim prove, njofton Top Channel.

Në një deklaratë për medie, avokati i Belerit ka pretenduar se vendimi ishte politik, duke e akuzuar Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, për këtë dënim.

“Ju e dëgjuat diskutimin përfundimtar të Fredi Belerit. Gjyqtari e ndërpreu diskutimin e Blerit, për të transmetuar tensionin që ishte jashtë këtij procesi. Ju e patë si bërtiste, si i ndërpreu fjalën Belerit. Ishte vendim politik, sikurse e porositi kryeministri. Aktet proceduriale janë të gjitha të falsifikuara. Beleri u ndoq për katër ditë, pa vendim prokurorie”, tha avokati.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit