Avokati Driton Dobruna është dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Aktgjykimi është shpallur sot nga Dibran Jusufi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në seancë mori pjesë i dëmtuari, gazetari Kajtazi, ndërsa mungoi i akuzuari Dobruna.
Të premten, në shqyrtimin fillestar, Dobruna ishte deklaruar fajtor se ka kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi.