5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Dënohet me 8 658 vjet burgim turku që rrethohej nga shumë gra e të cilave u referohej si “kotele”

- Advertisement -

Një gjykatë në Turqi e ka dënuar një televangjelist, i cili rrethohej vazhdimisht me shumë gra të reja, të cilave u referohej si “kotelet” e tij, me 8,658 vjet burgim.

Adnan Oktar, i cili është përshkruar si lider i kultit, është dënuar për sulm seksual dhe abuzim me minorenë.

Oktar, 66-vjeçar posedonte kanalin e tij televiziv, përmes të cilit ai transmetonte predikime fetare.

Ai konsiderohet si një kundërshtar i rrezikshëm i teorisë së evolucionit, dhe shkroi një libër në të cilin tallet gjerësisht mbi kreacionizmin, raportoi BBC-ja të enjten.

Atij fillimisht i janë dhënë 1,075 vjet burgim, mirëpo një gjykatë e Apelit urdhëroi rigjykimin me përfshirjen e 215 të pandehurve.

Dhjetë prej tyre u janë dhënë po ashtu 8,658 vjet burgim nga gjykata në Stamboll. Shumicën së të pandehurve të tjerë u janë dhënë dënime më të shkurtra.

Oktar dhe qindra ndjekës të tij janë arrestuar në vitin 2018 në shtëpinë e tij, nën dyshimin për disa vepra, përfshirë udhëheqjen e një organizate kriminale, kundërvajtjen tatimore, abuzimin seksual dhe shkeljen e ligjit kundër terrorizmit.

Gjatë arrestimit, Oktar u tha gazetarëve se akuzat ndaj tij janë “gënjeshtra” dhe “një lojë nga shteti britanik”.

Në janar 2021 ai u dënua për 10 akuza të veçanta, duke përfshirë drejtimin e një bande kriminale, përfshirje në spiunazh politik dhe ushtarak, abuzim seksual të të miturve, përdhunim, shantazh dhe shkaktim torturash.

Ai u akuzua gjithashtu për lidhje të dyshuara me klerikun e mërguar, Fethullah Gulen, të cilin Qeveria turke e akuzon për organizimin e një grushti të dështuar ushtarak në vitin 2016, i cili la të vdekur 251 njerëz dhe të plagosur më shumë se 2,000.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit