Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 27 vite burgim Bujar Demajn, i cili në vitin 2012 kishte vrarë vëlezërit Vllaznim e Blerim Pukaj, ndërsa kishte plagosur edhe Nazmi Pukajn.
Siç njofton gjykata, vrasja ka ndodhur me datë 16 maj 2021, rreth orës 14:25
Me datë 16.05.2012, rreth orës 14:25, me dashje dhe me armë ka privuar nga jeta dy viktimat, B.P i moshës 27 vjeçare dhe V.P i moshës 32 vjeçare, si dhe ka plagosur rëndë të dëmtuarin N.P i moshës 35 vjeçare, në atë mënyrë që pasi që viktima V.P, martohet me motrën e të pandehurit, e cila në atë kohë ka qenë e martuar me B.T për dy vite dhe pas dy viteve e njëjta martohet me nipin e viktimës V.P, ashtu që për shkak të këtyre martesave raportet acarohen në mes të familjes së të pandehurit dhe familjes së viktimave me ç’rast ditën kritike përderisa viktimat B, V dhe N.P ishin me automjetin e tyre dhe me të arritur te varrezat vërehen nga i pandehuri B dhe i dënuari Sh, i cili ishte duke e drejtuar automjetin, i njëjti e tejkalon automjetin e viktimave duke ju dal përpara dhe bllokuar rrugën, me ç’rast nga automjeti i viktimave fillimisht del i dëmtuari N.P i cili posa afrohet të pandehurit B për të biseduar, nga prapa në kokë goditet me bisht të sëpatës nga i dënuari Sh dhe pasi që rrëzohet në tokë, të dëmtuarit N i afrohet i pandehuri B i cili gjuan me revole dy herë në drejtim të tij, duke e plagos në dorë dhe në abdomen, e me pas i pandehuri B gjuan me revole, ku me një predhë e godet për vdekje në gjoks viktimën B dhe në momentin kur viktima V tenton të ik, i njëjti goditet me dy predha nga pas nga i pandehuri B.D, ku gjatë rrugës për në spital viktima V ndërron jetë”.
Me këto veprime i pandehuri B.D ka kryer vepër penale vrasje e rëndë dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.
Ndryshe, familja e Nazmi Pukes ka falë plagët e veta dhe gjakun e vëllait vet , kurse familja e Vallaznim Pukes nuk e ka falë gjakun!