Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Gjykata i ka gjetur fajtorë për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviqin, Marko Roshiqin me nofkën “Roske”, Zharko Jovanoviqin dhe Dragisha Markoviqin me nofkën “LIMAJ”.
Motivi i vrasjes sipas Prokurorisë ka qenë shtrirja e kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës si në jetën politike ashtu edhe ekonomike, dhe veprimtarisë së përgjithshme të aktivitetit kriminal.
Nedeljko Spasojeviq është shpallur fajtor për veprën penale të ricilësuar nga krimi i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, dhe për armëmbajtje gjobë 4500 euro.
Marko Roshiq për “pjesëmarrje e ose organizim i grupit kriminal” lidhur me” vrasje të rëndë” është dënuar me 8 vjet burgim dhe gjobë prej 10 mijë euro.
Dragisha Markoviq fajtor bashkëkryerje për “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dënim me burgim 4 vjet. Ai është liruar nga akuza për ”zbulim të fshehtësisë zyrtare”.
Zharko Jovanoviq është shpallur fajtor bashkëkryerje për keqpërdorim të detyrës zyrtare” burgim 4 vitesh dhe për ”armëmbajtje pa leje” dënim me gjobë 1500 euro.
Dënim plotësues për marrjen e sendit në këtë rast armët dhe pajisjet e të akuzuarave Nedeljko Spasojeviq dhe Marko Roshiq. Marko Roshiq i është caktuar paraburgimi me rastin e aktgjykimit.
Silvana Arsoviq lirohet nga akuza për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “vrasje e rëndë” dhe “keqpëdorim i detyrës zyrtare”.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit.
E pas kësaj seance, kanë folu avokatët e disa prej të dyshuarve të cilët u shpallen të pafajshëm.
Avokati i njërës prej të dyshuarve, Silvana Arsoviq, Musa Damati, ka thënë ky rast mund të krahasohet me vrasjen e presidentit amerikan, John Kennedy. Ka thënë se në këtë proces janë dëgjuar mbi 40 dëshmitar në mbi 50 seanca gjyqësore, ndërsa klientja e tij është shpallur e pafajshme.
“Rastin i njohur Ivanoviç për nga niveli i misterit dhe enigmës mund të krahasohet me rastin e vrasjes së presidentit amerikan, John Kennedy, dhe në katër vite e gjysmë të procesit maratonik i cili është zhvilluar pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë mbajtur mbi 50 seanca gjyqësore, po ashtu janë dëgjuar mbi 40 dëshmitar prej tyre dëshmitar të mbrojtur të cilët kanë deklaruar se janë kërcënuar me jetë ata dhe familjet e tyre e po ashtu në këtë çështje ne mesin 12 mijë faqe material voluminoz sa ekzistojnë nuk ka ekzistuar asnjë provë i cili do ta inkriminonte klientët tim pafajësia e cila u vërtetua sot dhe e njëjta është e lirë pas 4 vite e gjysmë dhe ky është jashtëzakonisht një sukses i mbrojtjes”, ka thënë Damati.
E avokati tjetër Tomë Gashi, që nga ky proces i është shpallur i pafajshëm klienti i tij ish-hetues policor, ka thënë se vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin.
“Besoj që të gjithë e dini sa i përket klientit tim i cili ka qenë hetues në policinë e Kosovës prokuroria në mungesë të fakteve ka heq dorë qysh se në seancën e kaluar dhe unë besoj se një aktakuzë krejtësisht të pabazë të jashtëligjshme që kryeprokurori e ka ngritur ndaj klientit tim e ka përmirësuar prokurori i çështjes dhe kjo është krejtësisht normale ligjore. Sa i përket vendimeve për të tjerë unë me siguri që mund t’i komentoj vetëm sipërfaqësisht dhe vendimi i Gjykatës ka qenë krejtësisht në përputhje me ligjin ajo që më duket paksa e çuditshme ajo kur ish-policët e Kosovës që kanë punuar në veri janë dënuar me vepra jashtëzakonisht të rëndë posaçërisht për mbajtjen e armëve pa leje kallashnikov, granata hedhës Gjykata i ka shpall fajtor dhe i ka dënuar me gjobë, besoj që policëve iu mjaftojnë gjithmonë armët zyrtare e jo që policët të mbajnë armë ilegale”, u shpreh Gashi. /EO/