10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Aktgjykimet e Gjykatës Speciale janë politike

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës se Kryetari të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me 18 vjet burgim të ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Ai ka vlerësuar se vendimi i kësaj gjykate është politik.

Klinaku ka shkruar në “Facebook” se UÇK-ja ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, ka shkruar Klinaku.

https://www.facebook.com/share/p/16W2y6RfodExnndo/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit