7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Dënimi i Dodikut me burg, Kremlini: Mund të ketë pasoja për Ballkanin

- Advertisement -

Kremlini tha të enjten se beson që dënimi me një vit burgim dhe ndalimi politik për liderin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik ishte i motivuar politikisht dhe mund të kishte pasoja negative dhe destabilizuese për Ballkanin.

Gjykata shtetërore e Bosnjës e dënoi Dodikun të mërkurën për kundërshtimin e urdhrave të një të dërguari ndërkombëtar për paqen dhe e dënoi atë me një vit burgim.

Kjo gjykatë e urdhëroi Dodikun që të largohet nga roli I udhëheqësit të rajonit të mbizotëruar nga serbët e vendit për gjashtë vjet.

Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë, e ka hedhur poshtë aktakuzën dhe është kundërpërgjigjur me masa për të reduktuar praninë e shtetit në rajonin e tij të mbizotëruar nga serbët në Bosnjë, duke ndaluar prokurorin e shtetit, gjykatën shtetërore dhe agjencinë e inteligjencës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov iu tha gazetarëve të enjten se presidenti rus Vladimir Putin e kishte takuar Dodikun shumë herë dhe kishte një marrëdhënie konstruktive pune me të.

“Ajo që ndodhi në Sarajevë sigurisht që provokon reagimin tonë negativ. Ne dënojmë veprime të tilla sepse ato mund të kenë pasoja shumë negative për situatën, jo vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në Ballkan në tërësi,” u tha Peskov gazetarëve, raporton Reuters.

“Këto janë veprime që do dhe mund të çojnë në destabilizimin e situatës, e cila është shumë e keqe. Ne besojmë se ky persekutim i Dodikut është absolutisht i natyrës politike dhe është i drejtuar jo vetëm kundër Dodikut personalisht, por, në fakt, kundër të gjitha forcave patriotike serbe. Kjo është gjithashtu e papranueshme”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit