24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Dënim me burg përjetshëm për shqiptarin që vrau gruan shtatzënë në Itali

- Advertisement -

Gjykata e Trevisos ka dënuar me burgim të përjetshëm Bujar Fandajn, 40 vjeç, për vrasjen e 26-vjeçares Vanessa Ballan, e cila ishte shtatzënë në kohën e krimit. Ngjarja tragjike ndodhi më 19 dhjetor 2023 në Riese Pio X, ku Fandaj, pas një lidhjeje të mbyllur me viktimën, e sulmoi dhe e vrau me tetë goditje thike.

Viktima, nënë e një fëmije 5 vjeç, u gjet e vdekur nga partneri i saj, dhe dyshimet ranë menjëherë mbi Fandajn. Ai pranoi krimin gjatë hetimeve, por më pas përpiqej ta mohojë qëllimin e vrasjes. Vendimi i gjykatës solli emocione të forta në sallën e gjyqit, ku prindërit e viktimës shpërthyen në lot dhe thirrën: “Drejtësia është bërë, por ju jeni të mallkuar për jetë.”

Të ngjashme

Të fundit