Këngëtari Genc Prelvukaj e ka kritikuar ashpër kryemiinistrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke e akuzuar për prishje marrëdhëniesh me SHBA-në.
Prelvukaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se Kurti dëmtoi marrëdhëniet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe me ndërkombëtarët, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai tha më tej se kryeministri krijoi edhe narracion negative për veteranët.
“Se pari krijoi narracion negativ per kreret e luftes. Per vite me radhe Ironizoi me sakrificen e tyre dhe kontributin drejt çlirimit. Me pas sulmoi veteranet dhe te burgosurit politike duke mbjellur neveri per ta ne popull”, deklaroi Prelvukaj.
“Demtoi rende marredheniet me Shqiperine, qe perjashto kohen komuniste, historia veshtire se njeh ftohje me te madhe mes dy territoreve shqiptare. Provoi te destabilizonte skenen politike te atjeshme permes interferimit ne proceset elektorale. Me deklarata te pamatura shkaktoi neveri si ne krahun zyrtar ashtu edhe opozitar atje”, deklaroi ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
1. Se pari krijoi narracion negativ per kreret e luftes. Per vite me radhe Ironizoi me sakrificen e tyre dhe kontributin drejt çlirimit. Me pas sulmoi veteranet dhe te burgosurit politike duke mbjellur neveri per ta ne popull.
2. Me te dhena te fabrikuara e te pasakta, perfshire teorite konspirative, demtoi emrin dhe punen e secilit personalitet, nga opozita e shoqeria civile, te cilet nuk u rreshtuan me te. Sulmoi per hajduteri me mijera njerez, akuza qe nuk i vertetoi kurre.
3. Pastaj ngriti militante e fundamentaliste kunder mediave, gazetareve dhe analisteve, te cilet nuk u rreshtuan me te. Me kete provoi te krijonte nje mjedis ku do te sundonte vetem e verteta e tij.
4. Demtoi rende marredheniet me Shqiperine, qe perjashto kohen komuniste, historia veshtire se njeh ftohje me te madhe mes dy territoreve shqiptare. Provoi te destabilizonte skenen politike te atjeshme permes interferimit ne proceset elektorale. Me deklarata te pamatura shkaktoi neveri si ne krahun zyrtar ashtu edhe opozitar atje.
5. Me pas, filloi arrogancen ndaj drejtuesve politike te shqiptareve te Maqedonise, duke i trajtuar si inekzistentë dhe te padobishem. Nderkohe, kreu i tanishem i Presheves e akuzoi direkt per nxitjen e percarjes mes shqiptareve atje.
6. Ne kohen kur tere hemisfera perendimore dhe bota e vlerave demokratike eshte ne lufte kunder politikes fashiste ruse, ky vihet kunder rekomandimeve te aleateve europiane, duke vene ne rrezik raportin me ta.
7. Ne fund u perplas me linjen shteterore amerikane, duke e vene vendin perballe sanksioneve, ne nje kohe kur mbeshtetja e tyre eshte nevoje themelore per shqiptaret.
Duke marre ne konsiderate ate cfare u tha me siper, nese ata qe e votuan mendojne se ky njeri mund ta kete mire, ndersa gjithe shqiptaret tjere gabim, perfshire edhe aleatet historike, atehere Kosova mund te hyje ne nje periudhe mjaft te erret, pasojat e te ciles mund te jene te frikshme.
https://m.facebook.com/genc.prelvukaj.3/posts/10226479698792766?wtsid=rdr_0e5XTIVWJk2CY93tw