Është dëmtuar një tabelë trafiku mirëseardhje në hyrje të Zveçanit, nga autorë ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës.
Tabela që u instalua vitin e kaluar, me mbishkrimin “Mirë se vini” dhe “SeČan put”, u dëmtua dje rreth orës 09:00 me ngjyrë të zezë spreji.
E njëjta shihet se është dëmtuar edhe me mjet të mprehtë.
Rasti i cili është nën hetime u inicua si “shkatërrim ose dëmtim i pronës”.