Pasditen e djeshme, Policia e Kosovës ka marr një informatë se nga persona të panjohur është dëmtuar pllaka me emrat e veteranëve të UÇK-së të fshatrave Damanek, Bubul dhe Qypev në Malishevë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka dalë policia e cila në bashkëpunim me prokurorinë ka nisur hetimet.
Ankuesi që ka raportuar rastin në polici ishte i revoltuar me veprimin që kanë bërë persona të panjohur.
“Malishevë 09.02.2023 – 16:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pllakë mermeri në komunën e Malishevës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe janë duke e hetuar rastin në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet.