10.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Dëmtohen 450 metra hekurudhë në Rahovec për shkak të zjarrit

- Advertisement -

450 metra hekurudhë janë përfshirë nga zjarri të premten në fshatin Radoste të Rahovecit, ku bëhet e ditur se në këtë sipërfaqe janë përfshirë njëzet traversa të hekurudhës.

Klan Kosova ka raportuar se dikush dyshohet se ndezi barin që pothuajse e ka mbuluar rrugën e trenit, duke i shkrumbuar edhe drunjtë e binarëve.

Kjo pjesë e hedhurave tashmë është jashtë funksionit, mirëpo nga ana tjetër ndërmarrja Infrakos e ka një rojtar i cili e mbikëqyr gjendjen e hekurudhës në këtë anë, dhe po i njëjti kishte vërejtur zjarrin e i kishte lajmëruar organet kompetente.

Mediumi ka biseduar edhe zëdhënësin e Infraksoit, Rafet Çitaku, i cili ka bërë të ditur se linja është jashtë funksionit dhe nëse do të vendoseshin në funksion traversat si përforcim i trupit hekurudhor, është dashtë që të ndërrohen.

“Kjo linjë është jashtë funksionit dhe nëse do të vendoseshin në funksion traversat si përforcim i trupit hekurudhor, është dashtë që të ndërrohen, për shkak të amortizimit të tyre.” – deklaroi Çitaku.

Ndër të tjera, vlera konkrete e djegies do të dihet gjatë javës nga raporti i komisionit vlerësues të Infrakosit-it.

Gjithashtu, raportohet se organet e rendit kanë nisur hetimet dhe ende nuk ka të dyshuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit