220 copë koshere bletësh janë dëmtuar nga persona të panjohur në fshatin Partesh të Gjilanit.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar pronari i saj.
Policia bën me dije se është njoftuar prokurori, teksa rasti vazhdon të hetohet.
Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së premtes.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i janë dëmtuar 220 copë koshere bletësh. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.