Udhëheqësi i grupit të asmbleistëve të LDK-së në Komunën e Podujevës, Valon Demolli ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ndaj televizionit “TV Llapi”.
Demolli e ka konsideruar alarm për demokracinë deklarimin e Bulliqit, duke e quajtur madje edhe veprim prej diktatori.
Ky është postimi i plotë i Demollit në Facebook:
Është alarm për demokracinë deklarata kryetarit dështak të Podujevës për TV Llapin. Po e citoj zotriun dështak. “Tv Llapit nuk ia dhamë kontraten se fillojë të na mshojke kapak”. Në demokraci zotri kryetar, nëse ke haber çka është demokracia, mediat të kritikojnë, sepse ai është misioni i tyre. Republika e Kosovës e garanton me Kushtetut lirinë e mediave dhe lirinë e fjalës. Në Kore të Veriut zotri kryetar, s’ka demokraci, aty pyetet vetëm lideri suprem dhe rrjedhimisht s’ka mediat të lira. Me logjikën e këtij kryetari aksidental çdo kush që përfiton ndonjë punë nga Komuna duhet ta ruaj si sytë liderin lokal. Kjo çka ka deklaruar kryetari aksidental, është mesazh i keq për çdo medium që përcjell punën e Komunës së Podujevës. I lus dhe inkurajoj mediat që sa më shumë të raportojnë për skandalet e kryetarit aksidental, sepse qytetarët meritojnë ta kuptojnë të vërtetën. Mos heshtni ndaj një kryetari hajgaregji, që s’ia ka idenë çka deklaron.