36.9 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Demokratët për Drenasin i bashkohen Petrit Hajdarit në Drenas

- Advertisement -

Kryetari i Demokratëve të Drenasit, Driton Ajazi, ka njoftuar se rrugëtimin dhe angazhimi politik nga sot do ta vazhdojë nën petkun e Partisë Demokratike të Kosovës, raportom Scanner.

“Sot, kushtet kanë ndryshuar. PDK ka nominuar për kryetar të Drenasit një figurë që përfaqëson unitet politik, qytetar dhe njerëzor, siç është Petrit Hajdari”, shkruan Ajazi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Të nderuara struktura, aktivistë dhe bashkëpunëtorë,

Rrugëtimi dhe angazhimi ynë politik nga sot do të vazhdojë nën petkun e Partisë Demokratike të Kosovës.
Jo sepse ndonjëherë kemi qenë kundër nga vullneti, por sepse rrethanat që u krijuan nuk na lejonin të vepronim brenda saj.

Sot, kushtet kanë ndryshuar. PDK ka nominuar për kryetar të Drenasit një figurë që përfaqëson unitet politik, qytetar dhe njerëzor, siç është Petrit Hajdari.
Prandaj, ne kemi vendosur që të rikthehemi në Partinë Demokratike të Kosovës, aty ku idealet për zhvillim, drejtësi dhe vlera të qëndrueshme politike kanë qenë gjithmonë të trasuara nga liderët tanë historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Në frymën e bashkimit dhe forcimit të PDK-së, kam marrë vendimin të mos kandidoj për Kryetar, duke vënë përpara interesin e përbashkët të qytetarëve dhe të partisë.
Mbështetja ime shkon me përkushtim për kandidatin e PDK-së, Petrit Hajdarin.

Ky vendim nuk është tërheqje, është akt maturie politike, uniteti dhe vizioni për të ardhmen. Është një mesazh i qartë se kur forcat e shëndosha bashkohen, fuqizohet oferta politike dhe rritet besimi qytetar.

Unë, së bashku me të gjithë ata që kemi ndarë një rrugëtim të përbashkët tash e katër vite, do të jemi pjesë aktive e këtij projekti të ri, duke dhënë kontributin tonë të pandërprerë në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes së Drenasit.
Na prift e mbara!

D.A.

#PDK
#BashkëPërFitore
#MePetritin
#Unitet
#DrenasiNëQendër

Të ngjashme

Të fundit