Shkruan: Besa Ismaili
Kjo është sllogani zyrtar i The Washington Post , që lexuesi mund ta sheh posa të filloj t’a shfletoj.
Thuhet se ky sllogan i përzgjedhur nga mesi i qindra sish i referohet dy realiteteve fatalisht kërcënuese për demokracinë:
- Mungesës së transprencës se çfarë bën qeveria, veprimet e fshehta, fshehja e informatave, mbrojtja dhe mbulimi i zyrtarëve të vet keqbërës, dhe zhvillimet që mbahen sekrete brenda dhe për të cilat qytetarët/votuesit nuk ia kanë haberin.
- Kërcënimi dhe kufizimi i medias së lirë dhe të pavarur, si parakusht për ekzistimin dhe mbijetesën e demokracisë.
Sllogan ky për të paralajmëruar dhe mbajtur vigjilente opinionin për këto rreziqe për demokracinë.
Kosova sot është jo vetëm në terrin fizik, me reduktime të energjisë. Përveç tiranisë së pushtetit masiv, masiv është edhe terri i pushtetit të Albinit në Kosovë.
Media dhe qytetarët janë në terr sa i përket informatave mbi zhvillimet me dialogun, veriun, energjinë, ekonominë dhe inflacionin, sigurinë, arsimin, të drejtat e njeriut.
Kosova i ngjan të rrëmbyerit me thes në kokë që ecën nga ta ngas Albini. E ai një lider populist, përçarës, alergjik ndaj kritikës dhe transparencës.
Mbi të gjitha jopluralist.
Albini jo vetëm Kosovës ia ka fikur dritat, në terr është edhe “populli i Albinit”, ata të cilët tek ai shihnin dritën dhe shpëtimin.
Demokracia në Kosovë po vdes në terr.
Albini ia hoqi të gjitha siguresat, një nga një.