Home Ballina “Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik”, Çitaku reagon pas sulmeve brutale të Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese

“Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik”, Çitaku reagon pas sulmeve brutale të Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese

0
“Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik”, Çitaku reagon pas sulmeve brutale të Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese

Pas sulmeve brutale që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur “jokompetente”, “jokredibilë”, “kontroverse” dhe “mjedis i korruptuar” – ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e ka vlerësuar jo vetëm si skandal, por edhe që “demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse”.

Reagimi i plotë i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut:

Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë. Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme.

Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.

Exit mobile version