26.8 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

“Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik”, Çitaku reagon pas sulmeve brutale të Bislimit ndaj Gjykatës Kushtetuese

- Advertisement -

Pas sulmeve brutale që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur “jokompetente”, “jokredibilë”, “kontroverse” dhe “mjedis i korruptuar” – ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e ka vlerësuar jo vetëm si skandal, por edhe që “demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse”.

Reagimi i plotë i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut:

Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë. Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme.

Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.

Të ngjashme

Të fundit