Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka pritur në takim sot Mike Huckabee, homologun e saj të ShBA-së në po të njëjtin shtet.
Demiri ka pohuar se për të ishte nder i veçantë zhvillimi i këtij takimi, si dhe theksoi se biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për metodat e rritjes së angazhimit të përbashkët edhe me Izraelin.
“Diskutuam për partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin me Izraelin”, tha Demiri në një postim në sajin në platformën sociale X.
Në fund, e dërguara e Kosovës në Izrael u shpreh se populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.