Ish-drejtori i Institutit GAP, Agon Demi, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe për fëmijët.
Demi ka thënë se Qeveria Kurti nuk po identifikon familjet që kanë nevojë për shumën prej 100 eurove dhe këtë ndarje po e bëjnë “shabllon”.
Më tej, ai ka thënë se këto ndarje tregojnë që Qeveria Kurti po qeverisë me librin e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi.
Reagimi i tij:
Babadimri në formë të 100 eurove.
Kjo qeveri as nuk është ka lodhet fare së paku me i identifiku familjet që kanë më së shumti nevojë për ato 100 euro. Po ja fusin shabllon, pse me u lodhë. Vetëvendosje e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht është ka qeverisë me ‘libër’ të tij.