![Demi: Nonshalanca e Qeverisë Kurti me e lanë Trustin pa bord është gabim i madh Demi: Nonshalanca e Qeverisë Kurti me e lanë Trustin pa bord është gabim i madh](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/agron-demi-1-650x358-1.jpg)
Drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për moszgjedhjen e Borti të Trusiti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kritikuar edhe iniciativën e mëhershme të opozitës për miratuar ligjin, i cili do të ua mundësonte qytetarëve heqjen e një pjese të parave të Trsutit.
Sipas Demit, nonshalanca e Qeverisë Kurti me lanë Trustin pa bord është gabim edhe më i madh e më i rrezikshëm.
“Propozimi i Kamishit & Co. për me i qepu kursimeve të Trustit ka qenë gabim dhe i dëmshëm. Por nonshalanca e Qeverisë Kurti me lanë Trustin pa bord është gabim edhe më i madh e më i rrezikshëm. As pas dy vjet qeverisje, Qeveria dhe Kuvendi nuk po arrijnë me i funksionalizu institucionet e pavarura”, ka shkruar Demi.