0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Demi Moore konfirmon lidhjen me kuzhinierin e famshëm, ndan fotot e ëmbla nga Parisi

- Advertisement -

Demi Moore ka qenë fshehurazi në një lidhje me një nga shefat e kuzhinës më të njohur në botë, Daniel Humm. Dhe tani, ajo ka zbulua më në fund romancën e nxehtë që po gatuan. Aktorja 59 vjeçare ka zyrtarizuar lidhjen përmes Instagramit me Humm, me të cilin është takuar muajt e fundit.

59-vjeçarja ndau disa fotografi nga udhëtimi i tyre i fundit në Paris. Në njërën prej tyre, shihej Daniel duke e puthur në ballë teksa ishin ulur së bashku. Sipas revistës People, ata kanë qenë së bashku që nga muaji mars. Aktorja ka qenë e martuar më parë me Ashton Kutcher nga 2005 deri në 2013.

Zbulimi: Demi Moore së fundi u zyrtarizua në Instagram me kuzhinierin dhe pronarin e restorantit zviceran Daniel Humm, me të cilin është takuar muajt e fundit

Më parë, ka qenë e martuar me Bruce Willis nga 1987 deri në 2000, me të cilin ka dhe vajzat vajzat Rumer, 33, Scout , 30 dhe Tallulah, 28. Martesa e saj e parë, nga 1980-1985, ishte për muzikantin Freddy Moore, mbiemrin e të cilit ajo mori si emër skenik.

Aktorja 59-vjeçare ndau dy galeri ku shfaqeshin foto të dashura nga udhëtimi i tyre i fundit në Paris së bashku me qenin e saj të dashur Pilaf.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit