14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Demi: Kush guxon t’i paguajë 11.5 milionë paga kundër ligjit? Miftaraj: Urime së shpejti ambasador…

- Advertisement -

Vendimi i qeverisë për të mos i ekzekutuar pagat e punonjësve që mbajtën grevë, ka nxitur reagime pro dhe kundër tij. Mes tjerash, ka nxitur edhe debat indirekt mes disa prej fytyrave publike.

Juristi Ehat Miftaraj vazhdimisht e ka quajtur të kundërligjshëm mosekzekutimin e pagave për punonjësit publikë që mbajtën grevë gjatë shtatorit.

Ndërsa aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi,  që është angazhuar nga ambasada norvegjeze si këshilltar i jashtëm i Kuvendit, ka dhënë opinionin e tij lidhur me temën e pagave. Demi ka apostrofuar ata që, sipas tij, e shohin “ligjin si llastiku”, për të cilët, siç ka thënë ai, ekzekutimi ose jo i pagave është çështje e tekave.

“Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës grevistat nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?”, ka shkruar Demi në Facebook.

Pak minuta më pas, Miftaraj i angazhuar në këtë temë, ka shkruar se “ekonomistët” po e interpretojnë ligjin për t’u hyrë në qejf pushtetit dhe se me këtë “do të marrin”  shpërblim shtesë ndonjë pozitë.

“Kur ekonomistat po e interpretojnë ligjin me i hi në hatër pushtetit, shumë po iu besoj!  Urime se shpejti do të merrni shpërblim shtesë, si pozitë të anëtarit të bordit, ambasador, këshilltar i jashtëm, ose ndonjë privilegj shtesë”, ka shkruar Miftaraj.

Dje në Kosovë ka nisur viti i vonuar shkollor, pasi sindikatat e arsimit lëshuan pe, ndonëse kërkesat e tyre nuk u përmbushën. Por, po dje, qeveria ka njoftuar përmes mediave se ata nuk do t’i paguajë për muajin shtator, shkruan “GE”.

Edhe Qeveria dhe përkrahësit e saj, edhe ata që e kundërshtojnë këtë vendim, thirren në ligjin për të drejtën e grevës. Të parët thonë se nuk duhet t’i paguajnë ata që punuan, ndërsa të tjerët besojnë se mospagesa për ata që shfrytëzuan të drejtën për grevë, është ndëshkim nga qeveria.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit