Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi në një postim së fundi, ka ironizuar me ministrat e Qeverisë së Kosovës, duke përmendur disa prej çështjeve kryesore që ata i paraqesin si suksese të tyre.
Ai ka shkruar për rregulloren e punës në PTK, bazën ligjore për duhanin, Ligjin për mbrojtjen e e konsumtatorit e të tjera.
Krejt në fund, sipas tij, Qeveria do të ankohet se institucionet gjyqësore nuk po ua lejojnë qeverisjen.
“…edhe krejté krejtë në fund,, militantët kanë me u anku se pushtetin po e kritikojnë ata që kanë mbetë pa taxhi prej partive që kanë qenë në pushtet, por harrojnë se ata që kanë ndryshu janë pikërisht ata vetë.”.
Në fund, Demi ka thënë:
“Kanë me u anku se po jau bojmë ‘Procesin e Heses’, si e shkrujti një ditë ne facebook një këshilltar i Ministres se Arsimit, duke aludu ne ‘Procesin e Kafkes’, , pak para se shefja e tij ta bente pamBuk nobelistin turk”.