13.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Demi: Gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët

- Advertisement -

Drejtori i institutit GAP, Agron Demi, ka përmendur disa statistika interesante, të cilat tregojnë varfërinë e qytetarëve të Kosovës.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ai ka thënë se gati 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €.

Në këtë mënyrë, sipas tij, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurojë 80 euro për blerjen e librave për fëmijët.

“Sipas ASK, 43% e popullsisë nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 €. Këtë javë, gati gjysma e popullsisë e ka të pamundur të sigurijë së paku 80 euro për me i ble librat për fëmijët. Unë, që e paguhem mbi rrogën mesatare në Kosovë, nuk i kam 80 euro në fund të muajit. Asesi nuk po mundem me kuptu “logjikën” e kësaj Qeverie!”, ka shkruar Demi në profilin e tij në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit